Një i vetëquajtur “Vrasësi i Muslimanëve” i cili dërgoi me qindra emaile urrejtëse Anti-Islamike tek njerëz të ndryshëm, është dënuar me 12 vjet e gjysmë burg.
David Parnham, 36 vjeç do të kryej një pjesë të burgut në spital derisa të shërohet dhe ndiheet më mirë për tu transferuar në burg.
Parnaham nga Lincoln ka pranuar fajësinë për 15 vepra penale në lidhje me qindra letra të shkruara ndërmjet qershorit 2016 dhe qershorit 2018.
Ai ka pranuar inkurajimin e vrasjes, duke bërë përgatitje që të përfshijë substanca të dëmshme dhe bomba, dërgimin e letrave me qëllim të shkaktimit të shqetësimit dhe inkurajimin e veprave penale.
Ndërsa u paraqit në gjykatë për një seancë dënimi, një psikiatër zbuloi se i pandehuri nuk pendohej për atë që kishte bërë dhe nuk e konsideronte atë “veçanërisht serioze”.
Dr Martin Lock tha: “Ai më tha nëse shkoi në burg do të ishte një deri në dy vjet”.
Ai aspak nuk ka kërkuar falje për këtë që ka bërë dhe për frikën që ka futur tek njerëzit. Ai u bë lajm vitin e kaluar kur u kap, pasi kishte shpërndarë me qindra emaile dhe letra ku bënte thirrje për vrasje të muslimanëve, sulme të ndryshme në rrugë e të ngjashme. Sot shumë musliman, sidomos femrat muslimane me shami e vuajnë këtë urrejtje ku ato sulmohen pa asnjë të drejtë dhe nënçmohen publikisht.
Ky lajm sigurisht nuk gjendet në asnjë portal shqiptar, ngase shembujë të njerëzve të tillë ka gjithandej nëpër botë, po sikur të ishte musliman do të dinim çdo detajë. Bota demokratike ka vendosur të vendos para përgjegjësisë çdo kënd që prish rendin dhe thirrë për vrasje, e nuk gjykon sikur politika e media shqiptare./KohaIslame.com/