-4.3 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Letër për ty o jabanxhi…

Më të lexuarat

Ty ta dërgojë këtë letër…ty që je nisë me ecë për te Allahu, ty që ndihesh jabanxhi në mesin e popullit tënd për shkak se je i kapur për mësimet e Kuranit Fisnik dhe Synetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem…

Nëse myslimanët zhyten në nëpërkëmbjen e nderit të njëri tjetrit, ti mos u bën me ta…

Nëse ndonjë mysliman e nëpërkëmbë shenjtërinë e vëllait të tij, ti vazhdo ta respektosh atë shenjtëri…

Dije se fitnet, sprovat e asgjësojnë fenë e njeriut, andaj kapu për parimin dhe ji i vendostë në principin. Mos lejo që fitnet, sprovat që të sulmojnë nga çdo anë ose djegia e kapjes për parimin (gacën) të bëhet shkak që të mërzitesh nga ky qëndrim i yti.

Allahu, subhanehu ve teala, nuk do të llogarit pse nuk e ke analizuar atë ose këtë qëndrim por do të llogarisë për akuzat në lidhje me nderin që ia ke bërë dikujt, ose për përgojimin që ia ke bërë tjetrit ose nëpërkëmbjen e dinjitetit të tretit…

Mos u mashtro me shumicën që ecin drejt shkatërrimit dhe dështimit, sepse disa njerëz janë si karkalecat me vetëdije shkojnë drejt shkatërrimit të tyre.

O shokët e rrugës… këtë kohë të errët nuk e ndriçon asgjë pos reqateve namaz nate dhe në këtë rrugë rrëshqitëse nuk të ndihmon asgjë përveç mbështetjes në Allahun e lartmadhërishëm dhe të Lartë.

Shejh Ebu Is’hak El-Huvejni
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit