4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Letër OKB-së nga Hamasi

Më të lexuarat

Ismail Heniyye, kreu i njësisë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, dënoi mbështetjen morale dhe materiale të Shteteve të Bashkuara për Izraelin racist.

Heniyye i cili i dërgoi letër kryetarës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Maria Fernanda Espinosa, theksoi nevojën për të parandaluar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të minuar të drejtat dhe ligjin e popullit palestinez.

Në këtë letër, Heniyye dëshiroi të dënoj përpjekjet e regjimit terrorist të Izraelit për të dëbuar palestinezët nga tokat e tyre në Jeruzalem dhe rajonet e tjera dhe për të shkatërruar shtëpitë e tyre, si dhe u shpreh se rrethimi i Gazës nga regjimi racist, është vetë terrorizmi.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ftoi kreun e njësisë politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike (Hamas), Ismail Heniyye, në Moskë.

Në një deklaratë të bërë nga zyra e Haniyye, të mërkurën me 28 nëntor, u raportua se ambasadori i Rusisë në Palestinë, Heydar Rashid u takua së bashku me Heniyye-n në zyrën e tij në Gazë, dhe përcolli ftesën e Rusisë tek kreu i Hamasit.

Në këtë takim, u raportua se Heniyye ka vlerësuar mbështetjen të cilën Rusia ka dhënë për çështjen palestineze, dhe se lideri i Hamasit dhe musafiri i tij kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e brendshme dhe ato të jashtme.

Ambasadori i Rusisë në Palestinë, Heydar Rashid u shpreh se vendi i tij po punon shumë për të mbështetur çështjen palestineze në çdo fushë.

Rusia po vazhdon marrëdhëniet e saj me Hamasin. Khaled Meshaal, ish kryetari i Njësisë Politike të Hamasit dhe liderët kryesor të lëvizjes kanë vizituar shumë herë Moskën gjatë viteve të fundit.

Burimi : Rast Haber/ ML

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit