16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Jordania do të organizoj konferencë ndërkombetare për xhaminë Al Aksa

Më të lexuarat

Jordania do të organizojë një konferencë ndërkombëtare në mbështetje të kompleksit të xhamisë së Al- Aksa- së në Jeruzalemin Lindor më 20 dhjetor, sipas ministrit të punëve islame të vendit.

” Xhamia Aksa përballet me shkelje dhe incidente të rënda dhe të përditshme që provokojnë ndjenjat e të gjithë muslimanëve dhe arabëve,” tha në një deklaratë të hënën ministri i Vakefeve dhe Çështjeve Islame Abdul Nasser Abul Basal.

Ai tha se shkeljet izraelite kanë qenë në rritje kundër vendit të shenjtë në muajt e fundit.

“Kjo reflekton një plan të vendosur nga okupimi [izraelit] për të ndryshuar status kuon historik dhe ligjor në vendin e shenjtë,” tha ai.

Jordania mbikëqyr vendet e shenjta myslimane dhe të krishtere në Jerusalemin Lindor.

Sipas një burimi në ministrinë Jordaneze te Vakefit , Turqia do të marrë pjesë në konferencë me një delegacion të profilit të lartë.

Për myslimanët, Al- Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Çifutët, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa , gjatë Luftës së Lindjes së Mesme në 1967. Ai zyrtarisht aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytetin e tijj në një lëvizje që kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.

Jeruzalemi mbetet në qendër të konfliktit të Lindjes së Mesme me dekada, me palestinezët që shpresojnë që Jerusalemi Lindor një ditë të shërbejë si kryeqyteti i një shteti palestinez./ yenisafak

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit