1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

LETËR E HAPUR
DEPUTETËVE të Kuvendit të Rep. së Kosovës pa dallim partie – Adnan Simnica

Më të lexuarat

Ju jeni aty prej popullit, e për popullin, jo prej vetvetes, e për vetveten
Ju do të jepni llogari para vetvetes, e para popullit, por, mos e bëni punën të jepni llogari kundër vetvetes, e kundër popullit
Vota për lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, është votë kundër vetvetes e fëmijëve, kundër familjes e popullit
Vota PRO është votë për degjenerimin, shthurjen dhe shkatërrimin e familjes
Vota PRO degradon mashkullin e femrën dhe, shëmton tërësisht ata
Vota PRO nuk njeh statusin Babë e Nanë, djalë e vajzë, vëlla e motër
Vota PRO ju zhduk ju dhe brezat vijues, e popullit tonë këtë nuk ja keni borxh
Vota PRO ju mallkon ju dhe votën që morët, sepse ky ligj është kulmi i të këqijave
Vota PRO merr mallkimin e sakrificës, lotëve dhe gjakut të derdhur për liri e pavarësi
Vota PRO merr mallkimin e Zotit të botëve
Mos mallkoni vetveten, se ju mallkon historia
Hatri i Zotit, mos voto PRO
Hatri i prindërve e fëmijëve tuaj, mos voto PRO
Hatri i NËNAVE e LOKEVE të këtij populli voto KUNDËR
Hatri i atyre që vdiqën me syçelë për ta parë Kosovën e lirë, voto KUNDËR
Dijeni se Ju sot jeni aty, por nesër nuk jeni aty, do të pendoheni tek Zoti, por është vonë, prandaj voto KUNDËR
Zoti është i butë dhe i mëshirshëm, por, për ligje të tilla është Ndëshkues i rreptë
Fito mëshirën e Tij, e jo mallkimin e dënimin e Tij
Ndal, logjikoni me mendje të shëndoshë, mos e shkatërroni të ardhmen e brezave që ëndërrojnë ardhmërinë e lumtur
Siç thonë populli “Nëse e di që ke Zot m’i kry, mos”
Ju lutem!
“…dhe mos e mbytni veten (dhe njëri-tjetrin)!”
(Kuran, En-Nisa: 29)

ADNAN SIMNICA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit