5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Letër e hapur gazetarëve: A nuk ka midis jush një njeri me mend?

Më të lexuarat

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?”

(letër e hapur gazetarëve)

“Lajmet që i kemi publikuar në lidhje me muslimanët nuk kanë patur të bënin me realitetin dhe kanë qenë krijim i fantazisë së njerëzve si unë dhe gazetarëve tjerë.” Richard Peppiatt, gazetari anglez deklaron kështu, ku më pas dha dorëheqje për shkak të sajimit të lajmeve të rreme kundra Islamit dhe myslimanëve.

Të nderuar gazetarë!

Ju që po ia bëni hyzmetin të keqes, po ju drejtohem me mirësi, jo me dashakeqësi. Edhe pse tani për tani nuk e meritoni me ju thonë të nderuar, këtë e bëra, me shpresë që do t’ju ktheheni ndershmërisë.
Unë, po ua dërgoj një mesazh, ju mund ta merrni ndoshta edhe si kërcënim, por për neve myslimanët është paralajmërim dhe njoftim.

Gazetarë dhe gazetare!

Po na fyeni Islamin, Kuranin, xhaminë, shaminë, ezanin.
Po na prekni në pjesët vitale të bazamentit të Dinit tonë.
Dijeni, nëse nuk e keni ditur, ky Islam ka siguri Hyjnore dhe nuk mposhtet. Allahu ka marr përsipër ruajtjen e Islamit. Myslimanët e përkushtuar janë të besatuar për ta jetësuar këtë Islam. Ndihma e Allahut nuk ka munguar dhe me lejen e Tij nuk do të mungoj.

Gazetarë dhe gazetare!

Të gjithë ata që fyen Islamin dhe myslimanët kanë dështuar dhe kanë përfunduar në atë më të keqen. Kurani dhe tradita profetike këtë na shpjegon shumë qartë.
Historia këtë na rrëfen për ngjarjet dhe ndodhitë e shumta. Po edhe në këtë kohë jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve dhe ndodhive që na tregojnë për epërsinë dhe mbijetesën e Islamit deri sa të ekzistoj Toka.

Gazetarë dhe gazetare!

Kthejuni arsyes, filloni të mendoni ashtu si disa nga kolegët tuaj racional.
– Mos na fyeni Islamin.
– Mos na shani Kuranin.
– Mos na nëpërkëmbni shaminë.
– Mos i thoni ezanit zhurmë.
– Mos i fyeni hoxhallarët, ligjërimet e tyre mos i gjymtoni. Hoxhallarëve që ia keni lakuar emrat, i keni hyrë në hak dhe i keni bërë padrejtësi. I keni borxh, e borxhi mbetet borxh.

Gazetarë dhe gazetare!

“A nuk ka midis jush një njeri me mend?” që i kthehet arsyes dhe e vret ndërgjegjja, dhe e ndjek shembullin e gazetarit anglez “Richard Peppiatt”.

Gazetarë dhe gazetare!

Veprimet tuaja kundër Islamit, janë dëshmi që ju nuk keni haber me Islamin si në besim ashtu edhe në veprim. Andaj ju bëj ftesë që ta njihni Islamin, duke lexuar. Ju dëshiroj udhëzim. Dëshiroj që kjo t’ua hap zemrën dhe ta pranoni Islamin. Dera e pendimit është e hapur.
Udhëzimi i Allahut qoftë mbi ju.

/Ulvi F./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit