22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Afganistan: Aprovohet lista e kandidatëve për president

Më të lexuarat

Komisioni i Zgjedhjeve në Afganistan ka bërë publike listën finale të 11 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 prillit.

Rahman Hotak, zëvendës shef i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, ka thënë të mërkuren se një kandidat i diskualifikuar më parë, Daud Sultanzoi, është futur përsëri në listë.

Kotak, ka shtuar se rreth 2,700 kandidatë, përfshirë 308 gra, janë aprovuar për zgjedhjet në provincat afgane, të cilat do të mbahen gjithashtu në prill.

Presidenti Hamid Karzai, i cili ndodhet në pozitë që nga viti 2001, nuk ka mundësi kushtetuese për të garuar për një mandat të ri. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit