3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LETËR E HAPUR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Më të lexuarat

Ligji i cili u mundëson femrave të bëhen nëna me “qeliza farë” të një mashkulli të huaj është degjenerim dhe krim njerëzor.
Ligji i tillë është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Zotit të Madhëruar.
Ligji i tillë është kundër natyrshmërisë së shëndoshë të femrës, të krijuar prej Krijuesit Fuqiplotë.
Fëmija bëhet jetim ende pa lindur.
Fëmija nuk njeh babain e tij fare, por, edhe nëse e kupton më vonë identitetin e tij, prapëseprapë kjo konsiderohet jolegjitime.
Merreni me mend, ai të quhet “baba” në distancë, fakt që nuk prodhon asnjë ndjenjë të ndërsjellë në raportin fëmijë – burrë i huaj “baba”, meqë edhe metoda e tillë parimisht nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore.
Kurse, martesa legjitime mes mashkullit e femrës përbën natyrshmërinë normale të krijuar prej Zotit të Madhëruar, e cila me vullnetin dhe urtësinë e Tij prodhon trashëgimtarët. Në rast pengesash shëndetësore tek çifti legjitim, lejohet fekondimi artificial, por me kusht të mos përdorimit të “qelizave” të të tjerëve në asnjë mënyrë.
DEPUTETË TË NDERUAR,
Dijeni se me ligjet e tilla po i hapni rrugë të keqes së madhe, ndër to edhe atësisë së panjohur, e cila prodhon vetëm prishje të familjes dhe shoqërisë mbarë.
Dijeni se ky popull me familje tradicionale e fetare nuk e meriton këtë bastardim degjenerues të tij.
Dijeni se ligji i tillë përdhosë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e madhe për liri e pavarësi.
Në privatësinë e tyre njerëzit mund të veprojnë çfarë të duan, por degjenerimi nuk lejohet të legjitimohet prej jush, sepse me këtë hidhëroni shumë Krijuesin tuaj!
Dijeni, e, mos thoni mandej s’e kemi ditur këtë apo atë, sepse bëhet shumë vonë, prandaj thirrini arsyes e logjikës së mirëfilltë, reflektoni!
Dijeni se Zoti i botëve, Allahu i Madhëruar, dëshmoi:
“Ata që duan të për përhapen dukuritë negative ndër besimtarë, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini”
(Kuran, En Nur: 19)
Faleminderit për mirëkuptim!

Nga Adnan Simnica

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit