Këto ditë përcollëm haxhilerët, të cilët ja msyn vendeve të shejta për të kryer edhe kushtin e pestë të fesë. Dikujt ju ka mundësu përmes fmijëve të tij haxhi, dikujt përmes mundësive të veta, dikush besa ka shit edhe ndonje parcelë, vetëm e vetëm ta kryej këtë rit fetar të cilin ndoshta e ka pas dëshirë të jetës.
Në anën tjetër, ajo qka është absurde dhe e papranushme, është kur sheh statuse të njerëzve të profileve të ndryshme, të cilët ndoshta nga lakmia e madhe për të fitu famë, (pasi sot përmes sharjes dhe nënqmimit të fesë veqëse po arrijnë famë mjerisht) nënqmon veshjen e haxhilerëve, nënqmojnë haxhilert. Dikush mallkon, dikush lutet mos me u kthy ma, dikush besa edhe jep mend duke thënë që paret e haxhit ma mirë me i dhanë për me ndërtu ndonjë shkollë, ndonjë fabrikë a ku ta di unë.
Këtyre që nënqmojnë e mallkojnë nuk kam përse mirrem me ta, sepse fundja kjo është kultura e tyre, andaj të mirresh me këtë lloj të njerëzve është njejtë sikur të merresh me qenin i cili është i lidhur dhe leh në anën tjetër të gardhit.
Mirëpo për grupin e fundit të cilët japin mend se gjoja ata para që i kan nda për haxh, më mirë me i dhanë për ndërtim të shkollave e fabrikave, i kam nja dy fjalë…
Mirë mor burr i dheut, haxhi është njëherë në jetë dhe haxhiu i ngratë ato para i ka nda ndoshta me vite për ta realizu këtë ëndërr jetsore.
Mirë mor burr i dheut, mbase dertin e ke te shkolla e fabrika, (edhe pse këto janë detyra të shtetit dhe jo individëve) sa haxhiler nga Kosova shkojnë në vjet në haxh ? 800, 900 apo 1000 dhe po ta kalkulosh shumën e këtyre i vjen diku te 3.5 milion euro.
Mirëpo sa shkojnë në vjet nëpër plazhet e Shqipërisë, Malit Zi e Turqisë? Afërsisht 500 mij persona e ndoshta edhe më shumë dhe nëse do ta marrim një mesatare të vogël i bje dikun afër 300 milion euro.
Mirë mor burr i dheut, sa duhan konsumohet në vjet në Kosovë? Sipas statistikave vetëm vitin e kaluar Kosovarët dogjën në duhan 170 milion euro.
Mirë mor burr i dheut, sa para hargjohen në vjet në Kosovë për festimin e vitit të ri? Vetëm dekorimet e komunave hargjuan me mijra euro e mos të flasim për individët që shuma e përgjithshme arrijnë milionat.
E shumë e shumë hargjime tjera ka e nuk të pengojnë, ndërsa të pengon dhe brengosesh për hargjimet e haxhilerëve.
Prandaj të lutem lëri haxhilerët e qetë, e mos e stërngarko vetën edhe më tepër me mëkate.
Mjaft të lutem se na mbyte me injorancë.
Hisen Ceka