Lëngu i mishit ose brodo është një recetë bazë në kuzhinë. Gjen një përdorim të gjerë në shumë receta.
1 kg mish vici me shumë kocka
2 qepë
2-3 karrota
2 degë selinoje
2 gjethe dafine
3 l ujë
pak kripë
Përgatitja
Lajmë mirë perimet. Qepës i heqim vetëm lëkurën e sipërme. Marrim një tenxhere me ujë dhe hedhim karrotat, selinonë, qepën, dafinën dhe në fund mishin, i shtojmë edhe kripë. E vëmë tenxheren në zjarr, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 2-3 orë në zjarr të ngadaltë. Pastaj heqim perimet dhe mishin, ( që mund ti përdorim për të bërë qofte ). Lëngun e përgatitur e përdorim për recetat që duam.