Aisha (radijAllahu anha) tregon: “Më erdhi një grua e varfër duke i bartur dy vajza të vogla. Unë ia dhashë tri hurme, pastaj ajo ia dha secilës prej tyre nga një, dhe njërën hurme e ngriti tek goja që ta hante.
Mirëpo dy vajzat e saj ia kërkuan atë. Në atë moment, ajo e ndau hurmën që dëshironte ta hante në dy pjesë dhe ua dha vajzave. Mua më pëlqeu shumë ky gjest i saj, andaj ia tregova atë të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), e ai me tha:
“Vërtetë, Allahu, nëpërmjet asaj hurmeje, ia ka bërë të obligueshme hyrjen në Xhenet”, apo tha: “Nëpërmjet saj e ka liruar nga zjarri i Xhehenemit.”
(Muslimi)