0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lehtësi për t’u bërë gjerman

Më të lexuarat

Konkurenca globale për njeriun, mendjen dhe krahët e tij

Një i huaj që është i mirëintegruar në Gjermani do ta ketë më të lehtë të marrë një pasaportë gjermane në të ardhmen. Të mërkurën, më 23 gusht, qeveria berlineze miratoi një projektligj që jo vetëm lehtëson kushtet për natyralizim, por lejon edhe zotërimin e shtetësive të shumëfishta.

Por kushtet që lidhen me integrimin ekonomik dhe demokratik të individit në shoqërinë gjermane janë ende të vlefshme për marrjen e shtetësisë.

Me reformën, qeveria kërkon ndër të tjera që ta bëjë Gjermaninë më tërheqëse për fuqinë punëtore të huaj. Në të njëjtën kohë, ligji duhet të nxisë integrimin më të mirë të të huajve dhe bashkëjetesën e tyre me komunitetin.

Në parim, të huajt do të kenë tashmë të drejtën të kërkojnë pasaportë gjermane pas pesë vitesh qëndrimi. Ata që duan shtetësinë duhet gjithashtu të tregojnë përkushtim ndaj vlerave të një shoqërie liberale.

Ata që kanë kryer akte kriminale për motive antisemite ose raciste janë të përjashtuar shprehimisht nga këto përfitime. Gjithashtu, kusht është që kandidati, si rregull, të mund të mbajë veten pa ndihmë sociale.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser e përshkroi projektligjin si vendimtar për ruajtjen e konkurrencës së Gjermanisë.

“Ne jemi në mes të një gare globale për mendjet më të mira,” tha Feaser për portalin Rrjeti Editorial i Gjermanisë (RND).

“Ne do të tërheqim mendjet më të mira vetëm nëse në një të ardhme të afërt ata bëhen plotësisht pjesë e shoqërisë sonë”, tha ministri Faeser.

Për njerëzit që erdhën në Gjermani deri në vitet 1970 si punëtorë mysafirë, do të zbatohen rregulla më të thjeshta.

“E njëjta gjë vlen edhe për punëtorët me kontratë që erdhën në ish-Gjermaninë Lindore deri në vitin 1990. Të dy grupet më parë kishin pak mundësi për integrim,” shpjegoi Faeser.

Tashmë atyre nuk do t’u kërkohet të bëjnë teste të gjuhës me shkrim, por vetëm për të vërtetuar se mund ta kuptojnë gjermanishten në jetën e përditshme pa probleme të mëdha, transmeton DPA.

Në Gjermani tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 14 për qind e popullsisë nuk ka pasaportë gjermane, që është më shumë se 12 milionë banorë. Mes tyre janë rreth 5.3 milionë të cilët kanë të paktën 10 vjet në Gjermani.

“Nuk është aspak mirë për demokracinë tonë nëse një pjesë e popullatës, e cila është këtu në shtëpi dhe ka hedhur rrënjë, nuk mund të marrë pjesë në vendimmarrjen politike”, përfundoi ministrja.

Pas vendimit të qeverisë, drafti shkon në Bundestag dhe pas dritës jeshile të përfaqësuesve mund të hyjë në fuqi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit