12 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Le të shtrojmë këtë pyetje: A preket besimtari nga sëmundja psikike?

Më të lexuarat

Disa njerëz ushqejnë hamendjen se sëmundja psikike reflekton një të metë apo mangësi sa i përket personalitetit, arsyes dhe sjelljes së të prekurit prej saj. Madje çështja mund të shkojë deri aty saqë i sëmuri në fjalë të akuzohet për mangësi në besimin dhe fenë e tij. Të gjitha këto hamendje nuk janë me vend dhe pikërisht në lidhje me këtë doktor Muhamed Sagiri thotë:

“Besimtari është i rrezikuar të sprovohet (sëmuret) dhe kjo me qëllim që atij ti shlyhen gjynahet dhe t’i rriten gradët. Porse e tillë gjë kurrsesi nuk përbën turp apo anomali për të, pavarësisht hamendjes së shumë prej njerëzve sot, se sëmundja psikike reflekton anomali të personalitetit, sjelljeve, besimit apo fetarisë së të sëmurit”.

Hamendja e mësipërme priu tek një tjetër imagjinatë, tek imagjinata se besimtari nuk pëson sëmundje psikike, ndaj dhe gjejmë refuzimin e fuqishëm që i bëhet pranimit për t’u kuruar tek doktori psikiatër. Madje çështja ka shkuar deri aty saqë nëse ti i thua dikujt se konsulta me psikiatrin është e domosdoshme, ai ta kthen duke të thënë: “I çmendur jam unë?!” A thua se tek psikiatri shkojnë vetëm të sëmurët mentalë.

Bazuar në këtë ajo që unë them është se besimtari sëmuret ashtu siç sëmuret edhe njeriu jobesimtar dhe kjo sëmundje mund të jetë fizike dhe mentale. Nëse shfaqen shkaqet e sëmundjes, atëherë ska vend për diferencim.

Kjo pyetje i është bërë shejkhut të nderuar Muhamed Ibën Salih el Uthejminit: A pëson besimtari sëmundje psikike?
Ai (Allahu e mëshiroftë!) është përgjigjur:

“Nuk ka dyshim se njeriu preket nga sëmundjet psikike për shkak të shqetësimit për të ardhmen dhe pikëllimit për të shkuarën. Sëmundjet psikike veprojnë në trup më shumë se ç’veprojnë sëmundjet konkrete trupore”.

Kësisoj, prej gjërave të sigurta është se psikoterapia ka një rol të pamohueshëm, pasi eksperienca ka vërtetuar dobinë e ilaçeve psikike, se si ato e ndihmojnë konsiderueshëm të sëmurin që të jetojë në prehje me njerëzit që ka përreth.

📚Libri: Vesvesi–(Cytja)
Autor: Abdurrahman ibën Sajir El-Auad

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit