Kandidatja nga ekstremi i djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, ka deklaruar se nëse fiton në zgjedhjet e prillit, do ta iniciojë anulimin e njohjes së Kosovës.
Sipas sondazhit të fundit, të porositur nga gazeta e famshme Le Figaro, Marine Le Pen dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron udhëheqin garën presidenciale me nga 26 për qind. /Telegrafi/