0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

LDK: Mallkuar qofshin ata njerëz që vranë vllezërit e tyre

Më të lexuarat

Deklaratë e Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me intervistën e anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së z. Saim Tahiraj në ciklin e emisioneve Rishikimi i në Rubikon, më 04 dhe 05 prill 2012.

Lidhja Demokratike Kosovës –Dega në Zvicër konsideron se Veprimtarët dhe luftëtarët e vertetë, që respektuan institucionet legjitime dhe vullnetin e popullit të Kosovës për liri e pavarësi flasin kështu, shqip dhe troç! Me fakte, argumente, dokumentacion valid dhe nuk shesin mjegull! E vërteta mund të vonohet, por gjithmonë del në shesh! Saim Tahiraj foli hapur, troç e ndoshta i trimëron të tjerët me folë se ishte sistem organizimi dhe përkushtim për liri të Kosovës e jo luftë për pushtet, para se me ardhë liria.
Z. Saim Tahiraj, me intervistën e dhënë, nuk ka dyshim se ka hyrë në historinë më të re të popullit shqiptar, si njeriu që ka denoncuar me fakte të gjalla krimin dhe luftën që kanë bërë “Lëpëkëistët” neokomunist kundër Kushtetutës së Kaçanikut dhe institucioneve paralele të shtetit të Republikës së Kosovës, të udhëhequra nga lideri historik i Kosovës, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova. Me një fjalë, z. Tahiraj, edhe pse populli e ka ditur të vërtetën se kush e ka sabotuar shtetndërtimin e Kosovës që nga viti 1990 e deri me 1999 dhe forcat e armatosura ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, ai, me guxim dhe sinqeritet i ka identifikuar akterët kryesorë, të cilët para popullit dhe historisë sonë kombëtare bartin fajet dhe përgjegjësinë historike për shkeljen e Marrëveshjes së Oslos, duke shkaktuar ndarje dhe përçarje brenda Lëvizjes sonë gjithëpopullore për çlirim dhe pavarësi. Ai tha me emër dhe mbiemër, se ata janë; Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.
Dega e LDK-së në Zvicër, kosideron se z. Saim Tahiraj në këtë intervistë paraqiti vetëm një pjesë simbolike të kontributit të nëndegëve të LDK-së –Dega në Zvicër e cila, krahas lëvizjes paqësore ndihmoi edhe rezistencën e armatosur kundër okupatorit serb në luftën e fundit. Andaj jo rastësisht kjo Degë dhe mërgimtarët shqiptarë në Zvicër ishin krahu ma i fortë i LDK-ës, i popullit të sajë; kjo Degë ishte shtyllë e organizimit dhe burimeve financiare të rezistencës së organizuar paqësore e formave të tjera, e vlerësuar shumë nga Kryetari dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij.
Është koha e fundit ta mbrojmë të vërtetën që mos të na falsifikohet historia e luftës sonë çlirimtare nga profiterët e saj, të cilët kanë uzurpuar me dhunë sakrificat dhe idealet e mijëra dëshmorëve të kombit, në emër të patriotizmit të rremë. E vërteta duhet të tregohet deri në fund. Jo për shkak të së kaluarës, por për hir të së ardhmës e në shërbim të pajtimit shoqëror dhe mbrojtjës së interesave shtetërore dhe kombëtare nga dëmtimi i mëtutjeshëm.
Këto fakte që i argumentoi z.Saim Tahiraj, dhe që do i argumentojnë edhe disa bashkveprimtarë të tij, janë dëshmi ndaj tendencës së uzurpimit dhe privatizimit të çdo gjëje që ka të bëjë me përpjekjet e popullit tonë dhe sakrificës së tij sublime për liri e pavaresi! Z.Saim Tahiraj e shpjegoi në mënyrën më bindëse dhe më argumentuese se kush kishte filluar së pari përgaditjet për luftën çlirimtare, kur ka ndodhur kjo, si kishte filluar ky organizim, nën ombrellën e kujt si dhe argumentoij me data, shifra dhe fakte të shkruara. Besojmë se e vërteta do të zbardhet, edhe për hir të popullit, por edhe të historisë!
Lavdi atyre që jetën e sakrifikuan për lirinë e atdheut – pa kërkuar asgjë në këmbim!
Dega e LDK-së në Zvicër, falënderon z. Saim Tahiraj për dëshmitë që i dokumentoi me fakte. Ata lotë qëe ju panë në sy, në fund të emisionit na emocionuan edhe neve. Kuptohet… janë lotët e dhembjes për shokët e vrarë. Jemi krenarë dhe të qetë se amanetin e të madhit Sali Çekaj e quat në vend. U prefshin në paqe të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë! Mallkim për gjithë ata njerëz që vranë vllezërit e tyre, gjakun e tyre!
Te falemnderit z. Saim Tahiraj!”, thuhet në deklaratën e degës së LDK-së në Zvicër, të nënshkruar nga kryetari Haki Latifi. /BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit