LDK e ka analizuar vendimin e Qeverisë të datës 27.06.2012, nr.04/81, i cili ndan 1.6 milion euro mjete nga subvencionet e kulturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik dhe fushave të tjera, për të financuar nevojat bazike për proteza dhe rehabilitim që kanë invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës.
Sipas një komunikate të LDK-së, këto mjete prej 1.6 mil janë marrë nga subvencionet e këtyre ministrive: Ministria e Kulturës 150,000, Ministria e Arsimit 150,000 euro, Ministria e Bujqësisë 200,000 euro, Ministria e Shëndetësisë 200,000 euro, Ministria e Zhvillimit Ekonomik 200,000 euro, Ministria e Punëve të Brendshme 100,000 euro, Ministria e Diasporës 50,000 euro, Ministria e Kthimit 50,000 euro, Ministria e Financave 100,000 euro, Ministria e Pushtetit Lokal 50,000 euro, Ministria e Punës 200,000, Zyra e Kryeministrit 150,000 euro etj.
LDK vlerëson se kjo formë e mbështetjes së këtyre kategorive nuk është dinjitoze dhe tregon mungesë respekti nga ana e qeverisë.
LDK vlerëson se mbështetja për këto kategori duhet të sanksionohet me ligj, e jo të mbetet në mëshirën e subvencioneve të arsimit, kulturës e bujqësisë.
LDK vlerëson se mbështetja për këto kategori nuk duhet bazuar në vendime ad-hoc të qeverisë, por duhet të jetë mbështetje e sigurt që siguron jetë dinjitoze dhe zhvillim normal të fëmijëve të këtyre familjeve.
LDK vlerëson se Qeveria Thaçi i ka mashtruar vazhdimisht invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës. Ligji për mbrojtjen e këtyre kategorive nuk u procedua dhe këto kategori më meritore për pavarësinë e Kosovës po mbesin pa mbështetje të nevojshme.koha/kohaislame