0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

LD: Gushinca tentativë për destabilizim dhe prishje të marëdhënënieve ndëretnike

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike (LD), partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së paralajmëron për tentativë destabilizimi dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike në shtet. Nga partia e Pavle Trajanovit kërkojnë që rasti i Gushincës të mos keqpërdoret dhe keqinterpretohet në kohën kur ende nuk ka informata të sakta rreth ngjarjes së djeshme. Përmes një kumtese të shkruar, Lidhja Demokratike kërkon që rastet e tilla të ndjeshme të mos përdoren për propaganda mediatike dhe politike. 

“Në mungesë të informatave të vërtetuara për ngjarjen në rajonin e Likovës, Lidhja Demokratike paralajmëron skenarë të mundshme dhe tentativë për destabilizim të shtetit, si dhe prishje të marrëdhënieve ndëretnike. Lidhja Demokratike kërkon që opinioni të informohet në kohë dhe në mënyrë objektive, duke mos e përdorur këtë rast për konfrontim politik apo manipulim mediatik me qytetarët. LD-ja këmbëngul që shërbimet e sigurisë në shtet, të veprojnë dhe të garantojnë sigurinë dhe integritetin e shtetit”, thonë nga LD-ja.
Nga ana tjetër, edhe Partia Liberal Demokrate e dënoi rastin e djeshëm në fshatin Gushincë, të cilin e quajti inskenim të pushtetit për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit. Sipas tyre, etiketimi i rastit të djeshëm si akt terrorist është një tentativë tjetër e pushtetit për të krijuar një situatë artificiale krize. 

“Filmi i djeshëm në Gushincë, që pushteti tenton ta shesë si sulm terrorist, është vetëm një tentativë dëshpëruese për krijimin e një krize artificiale dhe shpëtimin e kokës së tyre. Qytetarët e Maqedonisë janë mjaft të mençur për të dalluar këtë mashtrim që ofron regjimi. Tashmë është e qartë se ditët e këtij regjimi po numërohen mbrapsht, prandaj ai po manifeston frikën e tij. Pas gjitha bombave të opozitës, jo vetëm që nuk ka përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike, por përkundrazi ka një bashkim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, të bashkuar në gjykimin dhe kërkesën për rrëzim të këtij pushteti kriminal”, deklaroi Filip Janeviç, zëdhënës i PLD-së.

Partitë dyshojnë në vërtetësinë e rastit të Gushincës dhe kërkojnë që për ecurinë e ngjarjeve që dala nga hetimet, të informohet edhe parlamenti. Në rast se incidenti vërtetohet, Lidhja Demokratike dhe Partia Liberal Demokrate e quajnë rastin si lëshim në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të shtetit./Alsat-M

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit