9.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Microsoft Lumia 940 vjen me ekran 5.2-inç

Më të lexuarat

Kompania Microsoft pritet të prezantojë smartfonët e rinj me platformën Windows Phone gjatë muajve të ardhshëm, edhe pse nga kjo kompani më së paku priten smartfonët e klasës së mesme, ndërsa tani Microsoft është duke përgatitur edhe disa modele të klasës së lartë.
 
Të ashtuquajturit Lumia 940 dhe Lumia 940 XL, smartfonët e rinj do të kenë procesorë më të fuqishëm dhe sistemin operativ Windows 10 for Phones.
 
Lumia 940 thuhet se do të ketë ekran 5-inç, por kompania Microsoft ndryshoi mendjen dhe është duke përgatitur ekranin 5.2-inç për këtë smartfon.
 
Lumia 940 XL është një version më i madh se Lumia 940, i cili do të ketë ekranin 5.7-inç, transmeton Koha.net. Raportohet se të dy këta smartfonë do të kenë kamerën e pasme prej 24 MP dhe kamerën e përparme prej 5 MP.
 
Microsoft gjithashtu do të përfshijë edhe disa funksione 3D të ndërveprimit, Iris skanerin dhe mbështetje natyrale për Stylus në të dy këta smartfonë Lumia.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit