-2.2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Lavrov më 1 dhjetor viziton Turqinë

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, më 1 dhjetor do të realizojë në Turqi vizitën e anuluar për shkak të krizës së avionit në 24 nëntor të vitit të kaluar.

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, në konferencën javore të shtypit tha se më 1 dhjetor ministri i Jashtëm Lavorv do të vizitojë qytetin Alanya për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të Planifikimit të Përbashkët Strategjik Turko-Rus.

Zaharova sqaroi se kjo mbledhje do të realizohet për herë të parë pas rrëzimit si sot një vit më parë nga gjuajtësit turq F-16 të avionit rus të tipit Su-24.

Në takimin e Alanya-s, vijoi zëdhënësja përveç marrëdhënieve dypalëshe do të trajtohen edhe zhvillimet aktuale, problemet rajonale dhe ndërkombëtare.

Pjesë e agjendës së mbledhjes do të jetë edhe situata në Siri. Gjithashtu do të bisedohet për mundësitë e rritjes së efektivitetit të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, tha Zaharova, ndërsa shtoi se pala ruse ka dëshirë për rikthimin e marrëdhënieve me Turqinë në nivelin e dikurshëm, vetëm se ky proces kërkon kohë, u shpreh ajo.

“Prishja e marrëdhënieve është shumë e lehtë, kurse ndreqja e tyre është e vështirë. Shumë probleme të reja u shtuan edhe në periudhën e krizës, pas rrëzimit të avionit tonë. Të gjitha këto duhen zbardhur dhe zgjidhur në mënyrë graduale”, nënvizoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit