3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Larry Page i pushtuar nga Facebook

Më të lexuarat

Bashkëthemeluesi i ndërmarrjes Google, e ka një ngulitje pas rrjetit Facebook.

Kur ai e zëvendësoi drejtuesin e tij Eric Schmidt si shef ekzekutiv i ndërmarrjes Google gjatë muajit prill të vitit të kaluar, Page kishte këmbëngulur që ndërmarrja duhej të ishte më e ashpër duke i kundërshtuar temat e paraqitura nga popullariteti, i cili po shënon ngritje të vazhdueshme, i rrjetit Facebook.

Page iu përgjigj me një rrjet shoqëror si kryqëzatë që ende është duke e riformësuar ndërmarrjen Google teksa Page arrin përvjetorin e tij të parë si shef ekzekutiv.

Varshmëria nga Facebook e ka udhëhequr krijimin e rrjetit shoqëror nga Google, Google Plus, dhe ka frymëzuar ndryshimet në rregullat e privatësisë së Google dhe rezultateve të kërkimit të kërkimeve në internet. Këto ndryshime kanë ngritur pyetjet rreth asaj nëse ndërmarrja më e fuqishme në internet ka braktisur moton e vet “Mos u bë i keq” në përkushtimin e vet për të mbrojtur ndërmarrjen e vet të reklamimit online.

“Facebook zgjoi Google për mungesat e veta në aspektin shoqëror të internetit. Nuk ishte diçka që mund të injorohej,” tha Steven Levy, libri i quajtur “In The Plex” i të cilit paraqiste një pamje të ndryshme për themelimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes Google për 14 vite.

Page e kuptoi që Facebook ka qenë duke e gdhendur një përparësi garuese që do të mund të ndihmonte përparimin e ndërmarrjes Google./pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit