7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

EGJIPT: ISH SHEFI I AGJENTËVE THOTË SE NUK E KA MBËSHTETJEN E USHTRISË

Më të lexuarat

Ish shefi i agjentëve në Egjipt, Omar Suleiman, i cili ka kandiduar për zgjedhjet presidenciale, thotë se nuk e ka mbështetjen e ushtrisë së Egjiptit….

Suleiman, 74 vjeçar, e ka shpallur kandidaturën javën e kaluar dhe për më pak se dy ditë ka mbledhur 30 mijë nënshkrime, që është dyfishi i numrit të kërkuar të nënshkrimeve për të konkurruar.

Analistët thonë se përvoja e tij ushtarake ka sugjeruar se ai e ka mbështetjen e ushtrisë, e cila është aktualisht në pushtet në Egjipt, pas përmbysjes së presidentit të atëhershëm Hosni Mubarak, në muajin shkurt të vitit të kaluar.

Por, në intervistën e sotme për të përditshmen shtetërore, Al-Akhbar, Omar Suleimani tha se Këshilli ushtarak nuk e mbështet atë.

Vlerësohet se Suleimani, që ishte bërë zëvendës president nga Mubaraku, në ditët e tij të fundit të sundimit prej tri dekadash, e simbolizon sigurinë e ashpër të regjimit nga ajo periudhë./rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit