0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Largpamësia e Muhammedit a.s.

Më të lexuarat

“Bismilahi Rrahmani Rrahim
Nga Muhammedi i biri i Abdullahit për Iraklin, të madhin e Romakëve. Paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin. Pastaj: Unë të thërras me thirrjen e Islamit, pranoje Islamin, që të jesh i sigurt, e Allahu të dhuron shpërblimin tënd dyfish. Nëse nuk pranon, atëherë ty të takon mëkati yt dhe mëkati i popullit tënd”.

Dhe, mahnitemi se, si Muhammedi i drejtohet Iraklit me këtë vendosmëri dhe ashpërsi… E ai është ai, me atë mbretëri e pushtet… por ajo është largpamësia e Profetit, e cila ka parë tek ky mbret i madh, një rrjetë më të dobët se sa rrjeta e merimangës. Ajo është madhështi pa vlerë dhe fuqi materiale pa shpirt, që ta mbrojë.

A nuk ra mbretëria e romakëve, pas kësaj me disa vite, përpara shpatës së Halid ibn Velidit në betejën e Jermukës, dhe ushtria prej milionë ushtarësh shkatërrohet për 24 orë, sikur ajo të ishte fije kashte në ajër.

Subhanallah… (I Lartmadhëruar je, o Allah)…

A është ai planifikim i Ebrehes, apo zgjuarsi e Geuvarës.

Apo, ne jemi përpara profecisë, ballë për ballë, ku fuqitë e fshehta punojnë me fuqitë njerëzore dhe ku shpirti i madh i thurur në Medine ndriçon zemrat e këtyre trupave, e i shtyn ata përpara si furtunë dhe i dërgon në Kajravan, në Andaluzi dhe brigjeve të Atlantikut në perëndim, brigjeve persiane në lindje dhe në ngushticën e Dardanelit në veri, e deri në Liezen. Duke mos mbartur me vete mesazhin e shkatërrimit, ashtu siç kanë bërë pushtuesit mogolë e tatarë, por ata mbartnin Kur’an, qytetërim, dritë, dashuri dhe mirësi për të gjithë.

Ka gënjyer kush pretendon se Islami ka hyrë në zemra me shpatë… e çfarë bënë shpatat e italianëve dhe bombat e avionëve të tyre në Libi? Ato nuk arritën të nxjerrin asnjë mysliman të vetëm nga feja e tij. Dhe, as bombat e francezëve, avionët dhe ushtarët e tyre nuk arritën të fusin fe tjetër në Tunizi, Marok, apo Algjeri. Akoma arabizmi dhe Islami është atje, në çdo vend, aty ku e la Ukbetu ibn Nafi’, që më shumë se një mijë vjet.
___________________
Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Muhammed (a.s)”

Përktheu: Lavdrim Hamja

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit