Forcat e fundit të SHBA dhe NATO janë larguar nga baza ajrore Bagram e Afganistanit, qendra e luftës kundër militantëve për rreth 20 vjet. Duket se tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është e afërt.
Presidenti Joe Biden ka thënë që forcat e SHBA do të ikin të gjitha deri më 11 shtator. Por tërheqja nga baza, në veri të Kabulit, vjen ndërsa grupi kryesor xhihadist, talebanët përparon në shumë pjesë të Afganistanit. Afati i 11 shtatorit është përvjetori i sulmeve ndaj Amerikës në vitin 2001, i cili vrau gati 3,000 njerëz.
Sulmet u kryen nga al-Kaeda, grup ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan me mbështetjen e talebanëve, të cilët kishin kontroll në vend që nga vitet 1990. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA pushtoi Afganistanin më vonë dhe mposhti të dy grupet. /abcnews.al