3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024


Lapsuset që nuk janë lapsuse…!

Më të lexuarat

Kur majat e pretenduara të gazetarisë janë pellgaçe të rëndomta mediatike

Nuk është çështja te një gabim, një lapsus gjuhësor në këtë rast; ky portal është i një emri të njohur në gazetari, Blendi Fevziut, që nuk besohet mos ketë aq financa sa për të patur një staf superprofesional që mos ketë rrëshqitje të tilla të ububushme, të denja për portale të shpifura profanësh në gazetari.

Sepse tej kësaj gafe, kur t’i hedh sytë te webfqaja që mban emrin e emisionit më të shikuar të debatit në Shqipëri – s’mund të jemi cinikë për të thënë që nuk është kështu – nëse nuk e di se kush është pas tij, nuk të shkon mendja kurrë se aty është njeriu që pretendon të jetë në majë të gazetarisë në Shqipëri. Titujt dhe lënda, janë aq të rëndomta në servirje sa askund; në asnjë detaj, ti nuk lexon dot “gazetarin e madh” pas tij.

Ndaj dhe ndodh që prej Fevziut të ofrohen çmenduri të tilla.

Së fundi, edhe ai, pa guxuar të mbajë një qëndrim, kishte marrë në intervistë dy mostrat e martesës në tarracën e Bashkisë, në emër të misionit të informimit të publikut, a thua se problemi i asaj kategorie antinjerëzore është mosinformimi mbi to, mbi botën e tyre. Ato nuk janë për t’u intervistuar, por për t’u titulluar se si nuk duhet të jetë njeriu.

Në një tjetër kundvështrim, me furinë e pandalshme të kësaj pocaqie të frikshme njerëzore, mund të vijë dita që martesa mes dy gjinive të duket anormale, ashtu siç u bë homoseksualiteti normal nga të qënit krim. Tek e fundit ky është qëllimi i vetëpromovimit të atyre që t’i sjellin zorrët te goja, prej aktit, fjalëve dhe pamjes: veten ta shpallin normalë e ne të natyrshmëve, jo normalë. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit