3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lapidari i dëshmorëve të komunizmit vendoset përpara Xhamisë në Shijak!

Më të lexuarat

Juristi i njohur nga qyteti i Durrësit, Eduart Shefkiu, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar ashpër ndaj veprimit të Bashkisë, ndërtimin e lapidarit dedikuar dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, duke e konsideruar si veprim edhe më të egër se ai që sistemi monist komunist mori në 1967, për prishjen e xhamive në të gjithë vendin.

Ai e ka konsideruar të papranueshëm vendosjen e lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Nacional Çlirimtare në sheshin përpara Xhamisë së Shijakut duke e krahasuar me kultin e individit si ai i Kim Yong-un.

Juristi Shefkiu, e quan të turpshëm këtë veprim të Bashkisë së Shijakut pasi sipas tij Sheshi dhe Pallati i Kulturës janë ndërtuar në tokë Vakëf dhe e sheh të papranueshëm faktin që edhe në demokraci po rikthehet dëshira për të zaptuar tokë Vakëf.

Sipas taji, Bashkia e Shijakut është duke bërë një gabim të madh dhe të pafalshëm. Ky problem duhet të zgjidhet menjëherë dhe lapidari i atyre që luftuan kundër fesë dhe besimit nuk mund ta kenë përmendoren e tyrë përpara një kulti fetar, aq më shumë në qendër të qytetit.

Ja statusi i plotë i Eduart Shefkiu-t

“Lapidari mbi vakëf! Bashkia e Shijakut me kult individi, si Kulti i Kim Yong-un.
Pasi projekti për rivitalizimin e sheshit në qendër të qytetit të Shijakut përfundoi duke “zbythur” fatkeqësisht prej aty dhe lapidarin dedikuar dëshmorëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Bashkia e Shijakut paska vendosur ta vendosë atë tek sheshi i cili ndodhet para Xhamisë së Shijakut.
Në fakt bashkia paskësh menduar, sipas saj, se sheshi nuk i takon vetëm Xhamisë por edhe Pallatit të Kulturës, ndërtese e cila është ndërtuar në periudhën 1967, kur këtij qytetit ju shkatërrua Xhamia dhe ju mohua feja. Është për t’u habitur sesi rikthehet dhe një herë i njëjti veprim dhe në të njëjtin vend pa asnjë arsye. Sheshi dhe Pallati i Kulturës janë ndërtuar në tokë Vakëf dhe është turp kur shikon sesi po e njëjta dëshirë rikthehet përsëri sikur të jetë e trashëguar prej sistemit monist!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit