Është shumë e rëndësishme pastrimi i lavastoviljes në mënyrë që të maksimizoni potencialin e saj larës dhe ta mbani atë në gjendje të mirë pune. Pastrimi i saj minimalisht një herë në muaj është i rekomanduar për të siguruar një mirëfunksionim të saj.
Ka një gamë të gjerë metodash pastrimi me përbërës të thjeshtë që gjenden në kuzhinën tuaj. Uthulla është pastruesi magjik që e bën pjatalarësen tuaj të shkëlqejë.
Është një opsion shumë i dobishëm nëse ju dëshironi të kurseni para për produkte të tjera. Pastrimi i saj me uthull është një proces shumë i thjeshtë.
Përbërësit:
1 filxhan uthull e bardhë.
Udhëzime:
Vendoseni filxhanin me uthull të bardhë në pjesën e sipërme të pjatalarëses, ose në qoftë se nuk i përshtatet, vendoseni në fund të saj. Sigurohuni që lavastovilja është plotësisht e zbrazur.
Gradojeni temperaturën në nivelin më të lartë të ngrohjes dhe vijeni pjatalarësen në një cikël të plotë.
Uthulla do të përziehet me ujin e nxehtë, duke dezinfektuar gjithçka që nga yndyra e deri tek zhuli i krijuar pas çdo larjeje.
Prisni që cikli i larjes të përfundojë dhe të largoni filxhanin nga pjatalarësja. Pas kësaj, ajo do të jetë gati për larjen e enëve.