-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lakra turshi

Më të lexuarat

Përbërësit:
• 600gr kripë të trashë për turshi

• 30kg lakra
Përgatitja:
Pasi që ti pastrojmë nga gjethet e papërdorshme, e largojmë me kujdes mbrendësinë (koqanin – pjesën e fortë nga kokrra e lakrës), pastaj ate hapsire mbushim me një grushtë kripë.

Krerët e lakrës me kripë i reshtojmë në enë të përshtatshme për turshi (fuçi – kacë 60 litërshe).

Kështu të radhitura në fuçi, lakrat i lëmë për 24 orë pa ujë, pastaj sipër ua hedhim ujin e ftohtë në të cilin e kemi tretur kripën e mbetur (Ena të mbushet me ujë deri në grykë).

Pas 2-3 jave lakrat thartohen dhe janë të gatshme për t’u konsumuar.

Ujin e kryposur (rasojin) mund ta përdorni si pije e cila përmban vitamin C , prandaj është e shëndetshme.

Rasoji bëhet mi i shijshëm nëse paraprakisht e bëjmë procesin e zbrazje-mbushjes (pasi qe thartohen lakrat, një sasi e lëngut e nxjerrim përmes qepit nga fundi i fuçisë dhe prap e hedhim sipër lakrave.

Ky veprim përseritet disa herë (2 -3 herë në muaj).
Ju bëftë mirë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit