3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Imami nga Shqipëria mbledh rreth 2 mijë kosovarë në qytetin e Podujevës (Foto/Video)

Më të lexuarat

Dy ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, imam i njohur shqiptar, Elvis Naçi vizitoi Podujevën, ku u mikëprit nga qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme të Kosovës. Hoxha nga Tirana, i cili gëzon respekt të madh anekënd shqiptarisë, ligjëroi përpara rreth 2 mijë personave, në restorant “Nobel”.

Ndonëse ky lokal ishte i planifikuar për një numër të caktuar të pjesëmarrësve, ndryshe ndodhi aty. Rrugët përballë restorantit ishin të stërmbushura me xhematlinjë të cilit ishin të interesuar për ta ndjekur ligjëratën e imamit, shkruan Indeksonline

Vlen të theksohet se i gjithë organizimi për këtë ligjeratë është bërë nga Bashkësia Islame, dega në Podujevë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

Ndryshe, Naçi në disa video të publikuara në “Youtube” ka kritikuar ashpër ekstremizmin dhe shkuarjen e shqiptarëve në ISIS.

Ai në një rast kishte folur edhe për sulmet e fundit terroriste të ndodhura në Francë. Sipas tij, me këto sulme është munduar të dëmtohet feja islame dhe besimtarët e devotshëm myslimanë.

Imam Elvis Naçi, pranë Xhamisë së Tabakëve në Tiranë i quan këta njerëz pseudo-myslimanë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me atë se çfarë në të vërtetë përfaqëson feja islame, paqen dhe dashurinë mes njerëzve. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit