Një person nga Prizreni është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, njofton Klan Kosova.
“Sonte kemi edhe një lajm të mirë!I rezultuari i 3-të pozitiv me virusin Covid-19 në komunën e Prizrenit tanimë llogaritet i shëruar. Pas dy testeve te cilat i kane dalë negativ pa pasë nevoje për hospitalizim – tanimë kemi edhe një të shëruar në Prizren”.