-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lajçak: Vendimi i Prishtinës ka ndryshuar temat, nuk duhet të lejojmë të vjen deri te kriza

Më të lexuarat

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se vendimi i mbrëmshëm i Prishtinës ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Prishtina planifikon “stuhi” e re në veri të Kosovës.

“Kemi pasur një bisedë mjaft serioze për situatën, dhe natyrisht se kërkojmë zgjidhje përmes dialogut e jo konfrontimit”, tha Lajçak para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Ai tha se tani ekziston një situatë e re, që ia ndryshoi planet dhe temat.

“Kam ardhur në rajon për t’u përgatitur për takimin e radhës të liderëve dhe të flasim për progresin dhe normalizimin e marrëdhënieve, kurse tani duhet ta zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë të vijë deri te ndonjë krizë”, shtoi ai.

Kujtojmë që para vizitës në Beograd, Lajçak qëndroi në Prishtinë, ku pati takim me liderët shtetëror, ata partiak, ndërsa u takua edhe me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit