2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Lajçak: Takim dy orësh me Kurtin, i rëndësishëm për të çuar dialogun përpara  

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet për vizitë në Prishtinë, bashkë me Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, dy këshilltarët e emëruar nga presidenti i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.

Lajçak pas takimit me Kurtin, ndonëse nuk dha detaje theksoi se për dy orë kanë folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë që të ecin përpara me procesin.

“Mbajtëm një takim dy orësh me kryeministrin Albin Kurti, ku kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në të në menytë  se si ta çojmë procesin përpara.

Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm dhe mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje sepse të njëjtat diskutime do të kemi sot vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo mund të them se është pjesa e parë e takimeve…”,  u shpreh Lajçak.

Ndryshe, Lajçak pas takimit në Prishtinë bashkë me dy këshilltarët e Scholzit dhe Macronit do të jetë për vizitë në Beograd, ku do të takohet me Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit