3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Lajçak nis ‘lobimin’ në shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovën.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutur për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.

“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, tha ai.

Po ashtu Lajçak njoftoi se ka zhvilluar bisedim edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.

“E informova për vizitën time të fundit dhe përpjekjet tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E vlerësoj mbështetjen e fortë për të ardhmen e rajonit”, shkroi emisari i BE-së.

Lajçak u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides.

“Përshëndets diskutimin e ngrohtë, miqësor dhe të hapur me ministrin e Jashtëm të Qipros, Ioannis Kasoulides. Ishte shumë e dobishme të diskutojmë të fundit në dialogun e lehtësuar dhe të shkëmbejmë pikëpamjet tona”, shkroi ai.

Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

E gjithë kjo për arritjen e një marrëveshjeje mes dyja vendeve, pas propozimit të planit franko-gjerman.

Duhet theksuar se nga vendet e Ballkanit Perëndimor Kosovën nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian, vendi ynë nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën – nisur nga lëvizja e lirë deri te pranimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit