2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lajçak në Zvicër, diskuton për marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të qëndroj në Zvicër, kur do të diskutojë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut.

Kështu ka bërë të ditur Lajçak në një postim në Facebook, ku ka theksuar se fokusi i diskutimeve do të jetë dakordimi i arritur mes palëve në takimin e fundit të kryenegociatorëve.

“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 24 tetor zhvilluan takimin e radhës në procesin e dialogut.

Pas këtij takimi Lajçak kishte bërë të ditur se në fokus ishte avancimi dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën e Normalizimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit