0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lajçak: Më shqetësoi ajo që dëgjova në veri të Mitrovicës – duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi

Më të lexuarat

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurti, ai ka vizituar edhe veriun e Mitrovicës.

Lajçak ka zhvilluar bashkëbisedim edhe me serbët atje.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se çfarë ka dëgjuar në veri është shqetësuese, duke shtuar se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës.

“Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja përsëri veriun e Kosovës dhe të bisedoja me qytetarë të ndryshëm në mënyrë që të fitoja përshtypjen time të drejtpërdrejtë për situatën aktuale. Ajo që dëgjova më shqetësoi. Ne duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”, tha Lajçak.

Po ashtu theksoi se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Takimi me kryeminsitrin Kurti

Me Kurtin, Lajçaku tha se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit.

“Është e rëndësishme që e kuptojmë qartë sekuencën e hapave (që do të ndërmerren), kështu që patëm një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Unë do të kem të njëjtat diskutime nesër në Beograd”, deklaroi Lajçak.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por shumë i rëndësishëm”.

I pyetur gjatë ditës se si e sheh zgjidhjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur të dyja palët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta se si duhet të duket, Lajçak tha se “do të ishte naive të kishim një qëndrim të përbashkët që nga fillimi.”

“Tani duhet të ulemi dhe të fillojmë të punojmë, të arrijmë një marrëveshje, t’i afrojmë qëndrimet e njërit dhe tjetrit. Sigurisht, platformë e përbashkët duhet të jenë marrëveshjet e mëparshme dhe modelet evropiane. Aty ku ka vullnet, ka rrugë”, deklaroi Lajçak.

Për krijimin e Asociacionit është arritur pajtim në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 palët janë dakorduar për parimet, sipas së cilave duhet të formohet. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se këto parime nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, porse ato mund të harmonizohen./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit