2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lajçak mbyll vizitën me takimin me ambasadorët e akredituar në Kosovë

Më të lexuarat

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përmbyllur vizitën në Kosovë me takimin e komunitetin ndërkombëtar ku i ka informuar për hapat e ardhshëm në dialog dhe pritjet në javët në vijim.

Ai pas vizitës në Kosovë, do të jetë në Beograd për dy ditë ku do të diskutoj për aneksin e zbatimit të Propozimit evropian.

“E fundit, por jo më pak e rëndësishme, e informova Komunitetin Ndërkombëtar në Kosovë për gjendjen e dialogut, hapat e ardhshëm dhe pritjet tona për ditët dhe javët në vijim. Mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar  Lajçak të premten në orët e vona në Twitter.

I dërguari i BE-së gjatë vizitës së tij në Kosovë ia dorëzuar kryeministrit Albin Kurti 15 modele evropiane mbi rregullimin e të drejtave të minoriteteve, jo të asociacioneve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit