8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lajçak: Detyrimet e marra duhet të përmbushen, prioritet mbetet që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së

Më të lexuarat

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, duke e bërë atë obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën.

“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, shtoi Lajçak, në një intervistë për gazetën serbe Politika, duke iu përgjigjur pyetjes se pse ende nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, transmeton Telegrafi.

Siç tha ai, “qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

Ai tha se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy ‘pista’, në mënyrë që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.

“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme për të dyja palët”, shtoi Lajçak. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit