A ka trysni për asociacionin?
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tashmë ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Lajçak thuhet se para takimit me Kurti ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kurti ndërkaq ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, pas Lajçakut pesë minuta me vonesë.
Nuk është bërë e ditur nëse pas takimit do të ketë konferencë për media.
Më 2 maj në Bruksel palët ranë dakord për Deklaratën për të Zhdukurit ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.
Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues. /Telegrafi/