0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Labinota Murtezi – Ata që fajsojnë vendet islame për mospranimin e Kosovës në UNESCO!

Më të lexuarat

Pas dështimit të Kosovës në Unesco, po shohim e po lexojmë analiza nga më të ndryshmet rreth asaj se kush dhe pse votoi kundër futjes së Kosovës në këtë institucion me renome. Shumë qytetarë e analistë fajsojnë vendet islame, me votën kundër të të cilave jam e pakënaqur edhe unë, pastaj shohim edhe disa kundërpërgjigje prej qytetarëve se shtetet me shumicë të popullsisë katolike të cilat nuk e votuan Kosovën janë në numër më të madh se ato islame.

Ndarja e qytetarëve dhe analistëve në dy blloqe “shtetet islame” dhe “shtetet e krishtera” tregon më së miri unifikimin tonë në raport me vlerësimin e monumenteve dhe trashëgimisë sonë të përbashkët.

Le t’i drejtojmë gishtin vetes. Çfarë kemi bërë ne për shtetin tonë në këtë drejtim? Sa i kemi shfrytëzuar resurset tona humane e kulturore, për të ndërtuar ura bashkëpunimi? Apo, duke mohuar një pjesë të pasurisë tonë fetare e duke u distancuar nga realiteti në momente të caktuara, i bëm shërbim të keq vendit tonë?! – Labinotë Demi Murtezi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit