1.1 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Jordania: Garantimi i sigurisë në Siri forcon stabilitetin rajonal

Më të lexuarat

Oborrit Mbretëror i Jordanisë njoftoi se Mbreti Abdullah II ka biseduar në telefon me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka deklaruar se garantimi i sigurisë në Siri do të forcojë besimin dhe stabilitetin e rajonit.

Oborrit Mbretëror i Jordanisë njoftoi se Mbreti Abdullah II ka biseduar në telefon me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Gjatë bisedës, përveç sulmeve të Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe Libanit, u diskutuan edhe zhvillimet në rajon dhe Siri.

Duke theksuar se garantimi i sigurisë në Siri do të rrisë besimin dhe stabilitetin e rajonit, Mbreti i Jordanisë tha se ka nevojë për koordinim të përpjekjeve ndërkombëtare për të garantuar sigurinë në Siri.

Ai theksoi se hapi i parë për të ulur tensionin në rajon është ndalimi i sulmeve izraelite në Gaza dhe sipas tij duhet të shtohen përpjekjet për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Gjatë bisedës së tyre, Mbreti Abdullah dhe kryeministri Mitsotakis tërhoqën vëmendjen për rëndësinë e shtimit të sa më shumë përpjekjeve për suksesin e armëpushimit në Liban.

/trt BALLKAN/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit