2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ky shpërblim është përgatitur për të djathtët – Kush janë këta?!

Më të lexuarat

Tefsiri i Sadit nga surja El Uakiah.

“… Për njerëzit e së djathtës, …”
Ky shpërblim është përgatitur për të djathtët.

“Ata qëndrojnë në shtretër të lartë (me hyritë symëdha).”

Me shtroje që qëndrojnë shumë sipër shtretërve dhe që janë prej mëndafshi, të qëndisura dhe të zbukuruara me flori, diamante e të tjera, që vetëm Zoti i di.

“Ne i kemi bërë ato (hyritë e Xhenetit) me një krijim të ri (të përjetshme), …”
Gratë e Xhenetit janë të një krijimi të ri, ndryshe nga ai i kësaj dynjaje. Ai është krijim i plotë, që nuk ka fund dhe shkatërrim.

“Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe,”
Të tilla janë si gratë besimtare që kanë vdekur të mëdha, ashtu edhe ato që kanë vdekur të vogla. Ky përshkrim përfshin gjithashtu si hyritë që Zoti i krijoi në Xhenet, ashtu edhe gratë besimtare të dynjasë, që Zoti i nderon dhe i fut në Xhenet. Virgjëria i shoqëron ato në të gjitha gjendjet. Edhe dashuria për burrat e tyre është e vazhdueshme, duke e shprehur këtë me fjalë të ëmbla e përkëdhelje. Kur ato flasin, dëgjuesi nuk do dëshironte kurrë që të heshtnin. Zëri dhe këndimi i tyre është i mahnitshëm.

Kur qëndrojnë në heshtje, e mbushin zemrën e burrit të tyre me gëzim e lumturi. Kur ato shfaqen diku, e mbushin atë vend me aromë, freski dhe dritë. Ato dinë të shprehin me fjalë kënaqësinë që ndiejnë dhe të kënaqin me fjalë burrin gjatë marrëdhënieve. Gratë e Xhenetit janë në të njëjtën moshë, të gjitha tridhjetë e tre vjeçe, në kulmin e rinisë dhe kënaqësisë. Ato janë të afruara, të dashura, të kënaqura dhe që dhurojnë kënaqësi. Ato nuk trishtohen dhe kurrë nuk shkaktojnë trishtim, Ato janë shpirtrat më të lumtur e më lumturues, që të kënaqin syrin dhe shpirtin.

“… Për njerëzit e së djathtës, …”
Ky shpërblim është përgatitur për të djathtët.

Tefsiri i Sadit nga surja El Uakiah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit