10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ky ishte Omar el-Muhtar! Kështu përgjigjej para gjykatësit Italian

Më të lexuarat

Gjykatësi e pyeti: A ke luftuar kundër shtetit Italian?

Omari: PO

Gjykatësi: A i ke nxitur njerëzit që të luftojnë kundër Italisë?
Omari: PO

Gjykatësi: A e din se çfarë dënimi e pret një njeri që e pranon këtë?
Omari: PO

Gjykatësi: Sa vjet ka që lufton kundër ushtrisë Italiane?
Omari: Dhjetë vjet.

Gjykatësi: A je penduar për atë që ke bërë?
Omari: JO

Gjykatësi: A e din se mund të dënohesh me varje?
Omari: PO

I gjendur para një burri të tillë, gjykatësi thotë:
Mua më vjen keq që një burr si ti, të ketë një fund të tillë.

Kurse Omar El-Muhtari i ia ktheu:
Në fakt, kjo është mënyra më e mirë për ta mbyllur jetën.

Më pas, gjykatësi i thotë:
Kemi vendosur të ta falim jetën përfundimisht, por me një kusht:
Tu shkruash luftëtarëve libianë që të mos na luftojnë më.

Omar El-Muhtari e pa me vëmendje në sy dhe i tha:
Gishti im tregus i cili dëshmon në çdo namaz se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi a.s është i Dërguari i Tij, nuk mund të shkruajë qoft edhe një fjalë të pa drejtë.

Në fund, ai u ekzekutua dhe vdiq si shehid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit