-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky hero i Gazës, me më shumë ndjekës në Instagram se presidenti amerikan

Më të lexuarat

Kush është Motaz Azaiza dhe si iu fut fotografisë për t’i treguar botës të vërtetat tragjike

Gazetari palestinez Motaz Azaiza, i njohur për mbulimin e tij heroik të luftës në Gaza, ka tejkaluar presidentin amerikan Joe Biden për nga numri i ndjekësve në Instagram.

Gazetari e ka postuar këtë në storien e tij në Instagram ku ka treguar ndjekësit e tij në krahasim me presidentin amerikan. Në histori shihet se Azaiza ka mbledhur më shumë se 17.4 milionë njerëz në këtë rrjet social, ndërsa Biden ka 17.3 milionë ndjekës.

I njohur si “Njeriu i Vitit” nga GQ Middle East për mbulimin e tij të konfliktit izraelito-palestinez, fotografi palestinez, i përballur me papunësinë e lartë në Gaza, u përpoq të gjente frymëzim pas diplomimit.

Pavarësisht sfidave, pasioni i tij për fotografinë e bëri atë të krijonte një profil në Instagram, i cili më së shumti përmbante foto të jetës së përditshme në Gaza.

Gradualisht duke fituar popullaritet, ai ishte vazhdimisht i ekspozuar ndaj kërcënimeve për shkak të punës së tij dhe dhunës aktuale në rajon.

I vendosur tha: “Askush nuk është i sigurt, askund nuk është i sigurt, frika është kudo. Unë ose rri në shtëpi ose dal. Pse duhet të qëndroj në shtëpi? Më duhet të ngrihem dhe t’i tregoj botës të vërtetën përmes objektivit”, ndërsa dokumentonte bombardimin e Gazës nga Izraeli.

Ky fotograf jo vetëm që portretizon realitetin e Gazës përmes lenteve të tij, por gjithashtu shërben si një ambasador global për qëndrueshmërinë palestineze.

Këmbëngulja e tij është edhe më e fortë duke pasur parasysh nevojën në rritje për të informuar botën për të vërtetën për luftën në Gaza. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit