-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ky është shqiptari i parë që do të paraqitet në Superligën e Serbisë që nga viti 1990

Më të lexuarat

Para shpërbërjes së Jugosllavisë, para vitit 1990, ka qenë një numër i madh i lojtarëve shqiptarë që kanë luajtur në elitë e futbollit të këtij vendi.

Mjafton të cekim emrat e Fadil Muriqit, Kujtim Shalës e Fadil Vokrrit.Madje ky i fundit, ka bërë edhe histori te Partizani i Beogradit, duke qenë ndër më të mirët në kohën e tij te skuadra serbe, e cila korrte suksese falë këmbeve të Fadil Vokrrit.

Por që nga ajo kohë, asnjë futbollist me origjinë shqiptare nuk është paraqitur në Superligën e Serbisë.Dhe këtë periudhë të gjatë, pritet ta thyej talenti nga Presheva, Iljaz Zylfiu.19 vjeçari është pjesë e ekipit të KF “Radnik” në Surdolicë, që garon në Superligën e Serbisë, duke u renditur ka fundi i tabelës.Zylfiu është duke pritur mundësinë për të debutuar nga trajneri Simo Krunic, e cila duket se nuk është larg, duke parë cilësitë e lojtarit.

Mësohet se dëshira e lojtarit në të ardhmen është të vesh fanellën e Kombëtares Shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit