Në kohën kur Tramp është zgjedhur President i SHBA-së dhe kur Le Pen del e dyta më e votuara në Francë, dikush pret që Maqedonia në Ballkan të jetë multi-etnike, tolerante e demokratike.
Kjo nuk është as naivitet e as injorancë, është çmenduri!
Vazhdoj të mendoj që Maqedonia, si krijesë artificiale, ashtu siç e meriton dhe siç është e destinuar, duhet zhbërë sa më parë. Për aq sa do të ekzistojë, do të sjellë veç dramë e tragjedi, megjithëse vet ekzistenca e saj është komedi!