3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ky është plaku 80 vjeçar që ja mori jetën 19 vjeçares shqiptare në Zvicër

Më të lexuarat

Javën që e lamë pas në Zvicër ndodhi një aksident i tmerrshëm që plaku Zahnarzt K. S. (80) mori jetën e një shqiptareje të re nga Maqedonia Elida Osmani (19) nga Lenzburgu. Ky rast ka tronditur jo vetëm popullin shqiptar por edhe atë zviceran.

Përderisa familja e saj po i përjeton ditët me vuajtje të mëdha, vozitësi 80-vjeçar që shkaktoi aksidentin është zhdukur. Fshatin Lenzburgut (AG) e mbuluan retë e zeza të hënën natën pas këtij aksidenti tragjik rrugor. Elida, një vajze e re 19-vjeçare, u godit nga një shofer 80-vjeçar. Viktima po kalonte rrugën në një kalim të këmbësorëve rreth orës 20:45 kur ndodhi tronditja. Trupi i të ardhurve u projektua disa metra larg. E reja shqiptare nga Maqedoni ndërroi jetë në spital.

Zahnarzt K. S. (80), ky plak, (dentist) ishte kapur në vitin 2011 nga radari i cili ngiste veturën në 80 km/h edhe pse rruga ishte e paraparë vetëm 50 Km/h ?! Atëbotë ai u dënua dhe ju tërhoq leja e vozitjes për gjashtë muaj e cila aferë zgjati pesë vjet dhe shkoi deri në tribunalin Federal. Plaku ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë për tërheqje të lejes deri atëherë, ditën kur e mbyti shqiptaren nga Maqedonia./Presheva jonë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit