0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky është muslimani nga Spanja, që bëri 9,000KM për të shkuar në Meke

Më të lexuarat

Një musliman spanjoll ka ecur mbi 9,000 km për të bërë Umren, duke u nisur nga Parisi 5 muaj e gjysmë më parë.

Sipas gazetës Al Rai nga Kuvajti, qëllimi i Ishaqi ishte të udhëtonte nga Franca në Meke në këmbë. Buxheti i tij ishte vetëm 5,000 Euro (10 euro në ditë) për rrugë dhe ai kishte refuzuar të marrë paratë nga njerëzit rrugës.

umrah-364x205

Ai ishte përballur me sfida të ndryshme të vështira për shkak të motit. Ai kishte ndier dhimbje të rënda në duart dhe këmbët e tij gjatë të ftohtit.

Ishaqi nuk është i pari që udhëton për në vendet e shenjta në këmbë. Në vitin 2012, besimtari musliman nga Bosnja kishte arritur në këmbë në Meke për të bërë haxhin, duke ecur 5,700 kilometra. Këtë vit muslimani nga Kina dhe muslimani nga Rusia kishin bërë udhëtimin e tyre për haxh me biçikletë./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit