Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin.
Në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm.
I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në saje të filmit “Rush Hour”.
Aktori 64-vjeçar tha se “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”.
Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmon vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New Yorkut.
Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.
Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.
*Përshndryshe kjo është jeta e disa të famshëm që ne i marrim si shembull në jetën tonë, që ato dallojnë jashtëzakonisht shumë nga ajo që shfaqin nëpër filma. Realiteti i jetës së tyre tregon se ata janë një llum i shoqërisë njerëzore.