3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është ATAKU-u i frikshëm turk: vështirë t’i shpëtosh

Më të lexuarat

Pamje: helikopteri i dedikuar për luftë ndaj terrorit

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar një video për performancën e jashtëzakonshme të helikopterit turk ATAK

Ministria turk e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihet performanca e helikopterit luftarak turk ATAK, i cili përfaqëson një nga shtyllat kurrizore të luftës së Turqisë kundër terrorizmit.

Përveç pamjeve të natës dhe ditës, në video shfaqen pamjet e operacionit të realizuara gjatë muajve të verës dhe të dimrit. Helikopterët ATAK, në video, demonstruan saktësi të jashtëzakonshme gjatë goditjes së objektivave.

Siç u tha, helikopterët sulmues të brendshëm turq përdoren në “të gjitha kushtet dhe në misione të vështira për operacione kundër-terroriste në vend, si dhe në gjuetinë e terroristëve”.

“Terroristët, të cilët mendojnë se janë të sigurt në gropat ku janë fshehur, e kuptojnë se ikja është e pamundur kur dëgjojnë zhurmën e helikopterëve  ATAK të forcave tona lokale dhe kombëtare”, tha ministria në një deklaratë në Twitter.

Këta helikopterë janë projektuar dhe zhvilluar nga Industria Ajrore Turke (TAI), dhe fuqizohen nga motorët e prodhuar nga LHTEC, një ndërmarrje e përbashkët midis Rolls Royce britanike dhe kompanisë amerikane Honeywell.

Filiali i prodhimit të motorëve të TAI, TUSAS Engine Industries (TEI), ka nisur ndërkohë një projekt për të zhvilluar një motor helikopteri vendas, turboshaft TEI-TS1400.

T129 ATAK është një helikopter i gjeneratës së re, tandem dhe dy-vendësh, me dy motorë, i projektuar posaçërisht për zbulim dhe sulm. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit