0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ky dhikër është fjalimi motivues më i mirë për çdo besimtar që të filloj ditën e tij fuqishëm

Më të lexuarat

Prej përmendjeve (lutjeve) të mëngjesit është edhe dhikri:
“Jam i kënaqur që All-llahu është Zoti im, dhe që Islami është feja ime, dhe që Muhammedi (Salallahu alejhi we selem) është pejgamberi im.”

Ky dhikër ka ardhur në disa transmetime ku Pejgamberi salallahu alejhi we selem ka thënë: “Kush e thotë këtë 3 herë në mëngjes, dhe 3 herë në mbrëmje, i është obliguar Allahut që ditën e gjykimit ta kënaq atë”
(E shënon Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe të tjerë.)

Përveç asaj që e fitojmë në ahiret ndikimi i këtij dhikri në jetën tonë të përditshme është i madh;

  1. Duke na dhënë një identitet të fortë, dhe përkatës të fuqishme, duke marrë anë nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij që të na bëj krenar, duke filluar ditën me një krenari të plotë dhe vetbesim marramendës.
  2. Duke na futur pozitivitet që në mëngjes dhe duke mbaruar ditën me të njejtin pozitivitet, me mendimin e mirë që kemi ndaj Zotit dhe ndaj çdo gjëje që vjen prej Tij, dhe duke ja aprovuar Atij çdo mirësi.
  3. Duke shmangur çdo pakënaqësi nga Zoti feja e Tij dhe i dërguari i Tij, me vetëdijen se çdo negativitet në jetën tonë është si pasojë e mangësive tona dhe jo të kësaj feje fisnike.

Prandaj ky dhikër është fjalimi motivues më i mirë për çdo besimtar që të filloj ditën e tij fuqishëm duke qenë pozitiv duke menduar në mënyrë pozitive për të vepruar gjatë ditës së tij gjëra pozitive.


Përmblodhi Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit