-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Ky ajet Kuranor të qetëson zemrën dhe të nxit për t’i shtuar përpjekjet për t’u afruar tek Allahu

Më të lexuarat


یَـٰۤأَیُّهَا ٱلۡإِنسَـٰنُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَىٰ رَبِّكَ كَدۡحࣰا فَمُلَـٰقِیهِ
Surja Al-inshikak: 6

“Atëherë ti o njeri, që bën përpjekje të mëdha për t’u afruar te Zoti yt, do ta gjesh shpërblimin (e përpjekjeve të tua).”

Kuptimi:

O njeri! Ti je duke nxituar për të shkuar tek Zoti yt. Ti ose do të jesh nga ata që kryejnë urdhrat dhe u largohen ndalesave, duke ruajtur kufijtë e Tij, ose nga ata që shpërfillin takimin e Zotit dhe harrohen në gjynahet e tyre.

Realiteti është i njëjtë për të gjithë: çdo ditë që kalon, ju i afroheni takimit me Zotin tuaj. Ajo që ndryshon janë veprat e përpjekjet e secilit.

Kurrë mos mendo se do të mbetesh pa u shpërblyer me të mira, nëse je prej të mirëve, apo pa u dënuar, nëse je prej të këqijve.

Hoxhë Mirell Mazelli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit